Fermerit nga Prizreni i digjen 8000 zogj të pulave
Policia ka bërë të ditur se dje një burrë nga Prizreni ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë i janë djegur rreth 8000 zogj të pulave.
”Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin./21Media