KPM: RTV21 i balancuar gjatë fushatës zgjedhore

Vlerësime të KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave ka publikuar raportin e monitorimit të mediave audio vizuale të cilat kanë mbuluar fushatën e zgjedhjeve të 11 qershorit. Në këtë raport thuhet se RTV21, RTK dhe KTV-ja kanë qenë më të balancuarat sa i përket mbulimit të fushatës zgjedhore 2017. Ndërsa, TV BESA, TV OPINION, KLAN KOSOVA, TV RROKUM dhe TRIBUNA CHANNEL gjatë raportimeve kanë ofruar hapsirë më të madhe sasiore për subjektin PAN krahasuar me subjektet tjera politike./21Media

 

Back to top button