Baba për herë të dytë, Besniku tregon gjininë e foshnjes
Artisti i njohur, Besnik Qaka së shpejti do bëhet baba për herë të dytë. Ai sot në ”1 Kafe prej Shpisë”, në RTV21 tregoi gjininë e foshnjës, me ç’rast tha se janë në pritje të një djali.
Po ashtu, Besniku është edhe prind i një vajze, të quajtur Una. Ai sot mes tjerash, theksoi se kjo është një ndjenjë e veçantë.
Sa i përket karrierës muzikore, kënga e fundit e Besnikut është ”A m ke harru”, e cila është publikuar më 24 maj të këtij viti./21Media