Eriksen pritet të lirohet sot nga spitali, Danimarka anulon stërvitjen

 
Nata e parë e Christian Eriksen në spitalin Rigshospital kaloi pa probleme, nën mbikëqyrjen e rreptë mjekësore të klinikës që përfaqëson përsosmërinë mjekësore të kombitdanez.
Kjo është ajo që përditëson edicioni online i “La Gazzetta dello Sport”. Një deklaratë mbi kushtet e mesfushorit, i cili ndoshta do të lëshohet gjatë ditës.
Por ndërkohë, federata daneze anuloi stërvitjen e planifikuar sot në qendrën sportive Helsingor në ora 12:00 si dhe konferencën për shtyp të pasdites.
Ndryshe, bota e futbollit u shokua mbrëmë kur Christian Eriksen u rrëzua në fushë dhe u dasht ndërhyrja e mjekëve që të shmangej tragjedia gjatë ndeshjes së Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës, që po luhej në Kopenhagen.

Back to top button