U kapën me 10 afganë në autobus, dy të arrestuar

 
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për trafik klandestinësh. Policia të mërkurën ka arrestuar në flagrancë shtetasit, Gjovalin Lasku 54 vjeç dhe Avdi Allko 31 vjeç, banues në Kamëz.
Ata janë kapur duke transportuar me autobus 10 shteas afganë.
“Në orën 11:15, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur rrotullimi i M+, gjatë  kontrollit të ushtruar nga sherbimet e policise, në bashkëpunim me shёrbimet e SHÇBA, nё mjetin tip autobus me targa AA033NA, janë konstatuar 10 shtetas afgan, pa dokumentacion përkatёs, me destinacion  drejt vendeve të Bashkimit Europian”.
Policia vazhdon hetimet për rastin./oranews

Back to top button