Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndeshja Danimarkë-Belgjikë do të ndalet përkohësisht në minutën e 10-të

 
Siç zbuloi lojtari i kombëtares belge, Romelu Lukaku, ndeshja në Parken do të ndalet në minutën e 10-të në mënyrë që të duartrokitet Christian Eriksen.
Danezët u mposhtën nga Finlanda në raundin e parë dhe sot ata luajnë kundër Belgjikës së fuqishme, e cila shkatërroi Rusinë. Shanset për Belgjikën janë 2.00, për Danimarkën 3.90 dhe barazim 3.40.
Lëvizja e dy ekipeve vjen pasi mesfushori i Interit, shoku i skuadrës së Lukakut, Eriksen u rrëzua gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, për shkak të sulmit në zemër. Ai ishte pa ndjenja për disa minuta dhe më pas mjekët e ringjallën dhe e vendosën në spitalin lokal, ku është tani.
“Ne do ta hedhim topin nga fusha në minutën e 10-të dhe do të duartrokasim. Kjo do të jetë mbështetja jonë për Chris. Ne të gjithë u goditëm rëndë”,  tha Lukaku, i cili gjithashtu zbuloi se nuk u lejua ta vizitonte danezin për shkak të rregullave COVID-19.
Lukaku festoi golin në ndeshjen kundër Rusisë duke thirrur në kamera “Chris, unë të dua”.
Ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Belgjikës do të luhet nga ora 18:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button