Gjenerali amerikan Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën

 
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka zhvilluar një takim virtual me gjeneralin amerikan, Wesley Clark, derisa ka bërë me dije se ky i fundit ka pranuar ftesën për vizitë në Kosovë.
“Gjeneralin Clark e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK , të cilën ma konfirmoi me kënaqësi, vizitë kjo që do të realizohet së shpejti”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.
Mehaj ka thënë se për të ishte nder i madh dhe privilegj i veçantë, të takohet me gjeneralin historik amerikan, Clark me të cilin biseduan përmes video-lidhjes, për rreth një orë.
“I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë.
Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plot për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështes me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë tutje Mehaj./21Media

Back to top button