Stuhia goditi një pjesë të Serbisë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent se pas disa orësh në disa zona të Serbisë do të ketë re të forta konvektive që do të shkaktojnë shira të fortë me bubullima, breshër lokal dhe erë të stuhishme, raporton b92.
Në dy orët e ardhshme, sipas institutit, moti do të jetë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra, lokalisht me breshër dhe erë të stuhishme, përveç në lindje, jug dhe juglindje të vendit.
Mediat serbe raportojnë se rrugët ishin krejt të bardha në një moment dhe akulli mund të mblidhej me lopata. Disa makina ishin shkatërruar dhe stuhia gjithashtu hoqi çatitë në disa shtëpi./21Media

Back to top button