Një i vdekur në autostradën ”Ibrahim Rugova”

 
Një burrë ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Duhel- Malishevë, i cili është goditur me automjet nga një burrë kosovar.
”Është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull  kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button