Euro 2020, këto janë dy ndeshjet e sotme

 
Pas Danimarkës dhe Italisë që të shtunën e siguruan çerekfinalen e Kampionatit Evropian, sot këtë fazë do ta kërkojnë edhe katër skuadra të tjera por vetëm dy prej tyre do të vazhdojnë tutje.
Nga ora 18:00 në stadiumin “Pushkas Arena” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Holandës dhe Republikës së Çekisë.
Fituesi i këtij dueli do të luajë më çerekfinale kundër Danimarkës.
Ndërsa, nga ora 21:00 në “La Kartuja” të Sevillas do të zhvillohet sfida Belgjikë – Portugali.
Fituesi i kësaj sfide të përballet me Italinë në çerekfinale të Euro 2020.

Back to top button