Katër raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa nga 2.514 testime të realizuara, 4 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 11 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.673 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.961 persona, ndërkaq kanë vdekur 5.484 pacientë. Ndërkaq, raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 228,shkruan TV21./21Media

Back to top button