Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

 
 Instituti Hidrometrologjik i Kosovës sot ka informuar se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë 5 ditëve të ardhshme.
Sipas parashikimeve, të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike, por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.”, ka informuar IHMK./21Media

Back to top button