Belgjikë-Portugali, mbyllet pjesa e parë më supergolin e Hazard
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Belgjikës.
Thorgan Hazard i dha epërsinë Belgjikës me një supergol të realizuar në minutën e 42’ të ndeshjes duke i dhënë kështu një pushim të qetë skuadrës së tij.
Fituesi i kësaj ndeshjes do të ballafaqohet me Italinë në çerekfinale të Euro 2020.