David Dreshaj arriti suksesin e parë me projektin e ri
Projekti i ri muzikor i këngëtarit David Dreshaj është publikuar para pak ditësh dhe vetëm për kaq kohë, ka arritur mbi 1 milion e 700 mijë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.
Kënga “Ma le” është publikuar më 25 qershor dhe deri tani ka arritur 1 milion e 797 mijë e 851 shikime, shkruan rtv21.tv
Melodia dhe teksti i këngës “Ma le” janë punuar nga TONIC & DENK, biti nga DjrBeatz, TONIC dhe BANNZZ prodhuar dhe menaxhmet Panda Music e Mix nga Niclas Neumann.
Ndërsa, masterizimi i këngës është realizuar nga Lex Barkey./21Media