Cilat janë shkaqet e infeksioneve urinare?
Infeksionet urinare nuk janë të rralla, e shkaktarë i infeksioneve mund të bëhen shumë gjëra, por çka është më specifike?
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, urologu Fahredin Veselaj, tregoi se çka mund të shkaktojë infeksionet urinare.
Sipas mjekut, këto infeksione mund të shfaqen si pasojë e sëmundjeve tjera përcjellëse të pacientit apo anomalive të ndryshme, e më të shpeshta këto raste janë te moshat e reja, përkatësisht fëmijët.
Tjetra, jo më pak e rëndësishme është edhe mbajtja për një kohë të gjatë e urinës.
“Një pjesë e madhe e pacientëve të cilët vijnë, më tepër gjinia femërore, në ambientet e punës nuk ndihen komod dhe mbajnë gjatë urinën, konsumojnë pak lëngje dhe kjo është një prej arsyeve që shkakton infeksion”, shtoi Veselaj./21Media