Mbyllet pjesa e parë Itali-Belgjikë, shënohen tri gola
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Italisë dhe Belgjikës ku rezultati momental është në favor të “Azzurëve”.
Fillimisht, ishte mesfushori Barella që zhbllokoi rezultatin për Italinë në minutën e 31’, ndërsa Insigne në minutën e 44’ shënon për 2:0, kurse te Belgjika, Romelu Lukaku shënon nga pika e bardhë për të ngushtuar rezultatin në 2:1.
Rezultati pas pjesës së parë është 2:1 në favor të italianëve.