Merkel: Kufizimet e rrepta antiCOVID-19 të udhëtimit përfundojnë së shpejti
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha sot se kufizimet e rrepta të udhëtimit ndaj Britanisë së Madhe, që synojnë frenimin e përhapjes së variantit Delta të COVID-19, do të përfundojnë së shpejti, pas bisedimeve me kryeministrin britanik Boris Johnson.
Merkel pret që Britania e Madhe do të zbresë në “të ardhmen e parashikueshme” nga përcaktimi si zonë e variantit të virusit me incidencë të lartë.
Aktualisht, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Britaninë e Madhe, shumica e qytetarëve britanikë nuk lejohen të hyjnë në Gjermani.