Festivali i filmit në Cannes hapet më 6 korrik

 
Edicioni i 74-të i festivalit dedikuar filmit në Cannes të Francës ishte caktuar që të mbahej nga data 11 deri më 22 maj 2021, por pandemia bëri të vetën, dhe edhe kjo ngjarje prestigjioze u shty për më vonë.
Tani, ajo do të hapet të martën më 6 korrik 2021.
Festivali i filmit në Cannes do të jetë ngjarja e parë më e madhe dedikuar filmit që do të organizohet me edicion të plotë në këtë periudhë pas lehtësimit të masave ndaj pandemisë së COVID-19.
Nuk do të ketë transmetime në mënyrë virtuale, as karrige boshe në mes entuziuastëve të filmave në kinema. Megjithatë pjesëmarrësve u kërkohet që të jenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës, ose të bëjnë testin për COVID çdo 48 orë.
Në posterin që u vendos në pallatin e festivaleve, shihet figura e Spike Llee i cili këtë vit është në krye të jurisë. Ai do të vendos se cili film do të vlerësohet për çmimin kryesor të ngjarjes, Palmën e Artë.
Në radhë të filmave që do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të festivali të filmit në Kanë janë nga prodhues të shquar të filmave në botë, si ai i Wes Anderson “The French Dispatch, i Asghar Farhadi-it “A Hero”, i Paul Verhoeven “Benedetta”, Jacques Audiard “Paris, 13th District”, i Bruno Dumont “Par un Demi Clair Matin” dhe Sean Penn “Flag Day”.
Festivalin e filmit në Kanë të Francës do ta hapë mjuzikli Annette me regji të Leos Carax./21Media

Back to top button