Osmani: Kemi nevojë për drejtësi edhe për mijëra gra të tjera

 
Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur dënimin me burg të policit serb Zoran Vukotiq.
Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani dënimin e Vukotiqit e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë.
“Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra të tjera të grave kosovare që nuk e kanë marrë atë”, ka shkruar Osmani.
Zoran Vukotiq është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 10 vjet burgim, për dhunimin e një gruaje gjatë luftës në Kosovë./21Media

 

Back to top button