Itali – Spanjë, publikohen formacionet zyrtare

 
Në stadiumin “Wembley” në Angli sot do të ballafaqohen Italia dhe Spanja në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në finalen e Kampionatit Evropian Euro 2020.
Spinazzola për Italinë dhe Sanabria për Spanjën janë dy mungesat e vetme për këtë ndeshje, derisa të dy trajnerët kanë shprehur respekt maksimal për njëri-tjetrin në paraqitjet e tyre në media para ndeshjes.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe tashmë Roberto Mancini dhe Luis Enrique i kanë zyrtarizuar formacionet startuese.
Italia: (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne
Spanja: (4-3-3): Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Eric García, Jordi Alba; Busquets, Koke, Pedri; Dani Olmo, Oyarzabal, Ferran Torres.

Back to top button