Kështjella nga rëra më e gjatë në botë

 
 
Kështjella nga rëra u ndërtua në qytetin Blokhus të Danimarkës, në kuadër të festivalit të krijimeve artistike nga rëra.
Kështjella ka lartësi 21.6 metra, që do të thotë se është për 3.5 metra më e lartë se kështjella në Gjermani, e cila në vitin 2019 arriti rekordin botëror në kategorinë “kështjella më e lartë në botë”.
Me këtë lartësi, kështjella në Danimarkë theu këtë rekord, të cilin deri më tani e mbajti Gjermania.
Në ndërtimin e kështjellës nga rëra në Danimarkë u shfrytëzuan 4,860 ton rërë, dhe afro 10 për qind argjië për t’i bërë skajet më të forta.
Në maje të saj u vendos edhe një shtresë ekstra e ngjitësit, për tu siguruar që ajo të qëndrojë gjatë sezonit të dimrit.
Kështjellën nga rëra në Blokhus të Danikmarkës e ndërtuan 30 nga skulptorët më të mirë të punimeve nga rëra në botë, nën mbikqyrjen e artistit holandez, Wilfred Stijger.
Me këtë rast, artisti Wilfred Stijger ka treguar se kështjella është e lartë 21.16 metra, për tre metra më e gjatë se kështjella që ka mbajtur rekordin në këtë kategori deri më tani.
Përgjegjës të librit të rekordeve botërore, Ginis, kanë bërë matjet e kështjellës, dhe presin që ta regjistrojnë në librin e ardhshëm të Ginisit.
Vendasit e qytetit Blokhus, kështjellën nga rëra e quajnë “fundi i rrugës” dhe janë të lumtur që në format e saj të nxjerra janë pasqyruar edhe karakteristikat e vendit të tyre, si era, serfi, shtëpitë në plazh, peshkimi dhe dritat e shtëpive.
Brita Foged është e kënaqur me punën që është bërë me këtë kështjellë, në veçanti pasi që ajo paraqet karakteristika nga qyteti i saj Blokhus.
Publiuesi Brian Pedersen ka thënë se kështjella paraqet aktivitete, dashuri, dhe deshëm apo nuk deshëm, ajo lidhet edhe me koronën.
Menaxheri i këtij projekti, John Andersen ka thënë se kështjella përfshinë shumë elemente, si psh nga historia, atraksione të vendit, si dhe tregimin për luftën ndaj koronës.
Artisti Wilfred Stijger ka treguar se në kështjellë kanë paraqitur edhe sërf, sërfin në valë të ujit. Atje shihet një vajzë e bukur duke bërë sërf.
Stijger po ashtu ka sqaruar se punën në kështjellë e kanë filluar me qëllim të paraqitjes së koronës, të cilën e kanë vendosur në maje, pasi që sipas tij, korona do të thotë kurorë dhe ajo vëhet në maje. Ai ka treguar se koronën e kanë paraqitur nisur nga fakti se ajo po dominon jetën e çdo vendi.
Festivali vjetor i krijimeve nga rëra në qytetin danez, Blokhus, tashmë është bërë traditë e shumë plazheve me rërë. Krijimet e tilla qëndrojnë deri në dimër./21Media

Back to top button