Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit

 
 
Jovenel Moise, president i Haitit, u qëllua dhe u vra në shtëpinë e tij, njoftoi të mërkurën kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.
Rezidenca e presidentit dha gjithashtu një deklaratë të mërkurën duke thënë se sulmi ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit.
Po ashtu u raportua se në këtë sulm u plagos Zonja e Parë e vendit.
Një reporter për Le Nouvelliste dhe prezantues, Robenson Geffrard, tha se vrasja u krye nga një grup komando me “elementë të huaj”, duke cituar kryeministrin e përkohshëm Joseph.
Jozeph dënoi atë që ai e quajti një “akt të urrejtur, çnjerëzor dhe barbar”, duke shtuar se Policia Kombëtare e Haitit dhe autoritetet e tjera kishin situatën në vendin e Karaibeve nën kontroll.
Jovenel Moise, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti./21Media

Back to top button