Hoti: Ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet e dialogut, Kurti po mashtron

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në emisionin “Click” në RTV21 tha se i kanë dorëzuar Kurtit të gjitha dokumentet me të cilët ka punuar qeveria e tij në procesin e dialogut.
Në lidhje me këtë Hoti tha se Kurti po pi mashtron të gjithë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Janë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilat ka punu Qeveria ime me muaj të tërë në procesin e dialogut. Dhe normalisht ai në arkivën e Qeverisë ka pasë edhe dokumente të ndryshme që janë arritur në Qeverinë paraprake. Për çdogjë që unë kam bërë në Qeveri është protokoluar. Kryeministri Kurti mashtron si çdogjë tjetër. Tani më të gjithë e kanë të qartë”, deklaroi Hoti ndër tjera./21Media

Back to top button