Parashikimi i motit

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHML), ka bërë të ditur se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s./21Media

Back to top button