8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 353 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Kurse janë shëruar 10 qytetarë, duke e çuar numri i përgjithshëm të të shëruarve në 105 mijë e 422.
Në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 149.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 438 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250 mijë e 658 doza të vaksinës.
Deri më sot 63 mijë e 301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media