Nesër nis aplikimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale

 
Të shtunën do të fillojë aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.
Kështu bëri të ditur kryeshefi i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se për t’u regjistruar mund të aplikojnë edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas ligjit për shtetësi.
“Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore, pra që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në këto zgjedhje”, tha Elezi.
KQZ-ja ka vendosur 31 ditë në dispozicion të kësaj periudha, pra nga data 15 shtator deri më 15 tetor.
 

Back to top button