Kaloni te përmbajtja kryesore

Schütz: Gjermania është mbështetëse për liberalizim të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadoren Susanne Schütz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshill të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila ritheksoi se Gjermania është mbështetëse për liberalizim të vizave dhe anëtarësim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Sipas një komunikate për media, presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme historike të Gjermanisë ndaj Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi se Gjermania mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë.
Tutje, Osmani theksoi që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe fuqizimin e atyre ekzistues.
Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e Gjermanisë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, duke thënë se ndriçimi i fatit të tyre dhe vendosja e drejtësisë janë parakusht për paqe të qëndrueshme dhe sukses në procesin e dialogut.
Presidentja Osmani theksoi që dialogu duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes përfundimtare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button