Osmani ia dorëzon sot flamurin ekipit olimpik të Kosovës
Presidentja, Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio.
Dorëzimi i flamurit do të bëhet pasdite në një ceremoni që do të mbahet në amfiteatrin e Parkut Gërmia, në Prishtinë.
Ndërkohë, gjatë ditës në një ceremoni, Komiteti Olimpik i Kosovës do të prezantohet uniforma e ekipit olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020.
Përndryshe, ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme.