Mbi 105 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës antiCOVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
”Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës. Ndërsa deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në total numri i rasteve aktive është 133.

Show More
Back to top button