Kaloni te përmbajtja kryesore

 Konjufca priti në takim myftiun Naim Tërnava

 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.
Në komunikatë thuhet se Myftiu Tërnava e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, i uroi suksese dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje.
Kryekuvendari Konjufca e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vlerësuar sidomos kontributin e tij dhe të BIK-ut në parandalimin e përhapjes së COVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button