Kastrati vaksinohet me AstraZeneca
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Kastrati ka treguar se e ka zgjedhur vaksinën AstraZeneca.
“Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën e dytë nga Pfizer. Të dyja këto të sigurta dhe të licensuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit”, ka thënë Kastrati.
Ai ka theksuar se vaksinimin duhet ta bëjnë të gjithë. “Në radhë të parë për shëndetin tonë, e pastaj për njerëzit që kemi përreth. Familjen, shoqërinë, e miqtë!”, ka shkruar Kastrati në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?