Bislimi: Nuk mora ftesë nga Kuvendi për të raportuar për takimet në Bruksel (Video)

Zëvendëskryeministri Bislimi para komisionit për Integrime
Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Integrime Evropiane zëvendëskryeministri Besnik Bislimi iu përgjigj kritikave të deputetëve, që sipas tyre, Bislimi nuk u tregua transparent pas kthimit nga Brukseli javën e kaluar, ku u takua me palën serbe për t’i diskutuar marrëveshjet e arritura deri më tani në kuadër të procesit të dialogut. Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA-2020 mes Kosovës dhe BE-së. (Teksti-Donika Osmani, kamera: Lulzim Fana)/21Media
 

Back to top button