Digjet një market në Lipjan

Objekti i një marketinë Lipjan është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 05:40.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Policisë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci./21Media​

Back to top button