Rriten rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri

 
Asnjë humbje jete dhe 23 raste te reja me Covid-19, janë regjistruar në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë 7 raste të reja, Has 7 raste,  4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.
Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë./oranews
Back to top button