MPJD për gjendjen e të aksidentuarve: 26 në proces të lirimit nga spitali, një në gjendje më të rëndë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje, sot ka informuar se  nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali.
Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile, derisa vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.
Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar dje në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 kanë marrë lëndime më të rënda.
Në nder të 10 personave të vdekur në aksident, në Prishtinë mbrëmë janë ndezur qirinj, ndërsa dita e sotme është shpallur ditë zie./21Media

Show More
Back to top button