Pesë viktimave të aksidentuar në Kroaci iu bëhet obduksioni
Autoritetet kroate kanë deklaruar se deri më tani i kanë kryer obduksionin e pesë nga dhjetë viktimat, të cilët si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.
Gjatë qëndrimit në Slovanski Brod Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla ka deklaruar se kthimi i të mbijetuarve dhe i trupave të pajetë për në Kosovë varet nga protokollet zyrtare që i praktikon Kroacia. Ndërkaq, kryetari i Slavonski Brod-Qarku Posavina, Danijel Marushiq ka konfirmuar se autopsitë janë kryer në pesë trupa, të cilët janë identifikuar, ka njoftuar Agjencia e lajmeve HINA.
Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar dje në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 kanë marrë lëndime më të rënda.
Në nder të 10 personave të vdekur në aksident, në Prishtinë mbrëmë janë ndezur qirinj, ndërsa dita e sotme është shpallur ditë zie.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?