Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 473 testime të realizuara, 10 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 16 persona të shëruar nga korona virusi dhe dy viktima.
Një viktimë është nga Gostivari i moshës 67-vjeçare dhe një nga Tetova i moshës 62-vjeçare. Që të dy kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga COVID-19 janë sëmurë 156.086 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.295 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.491 pacientë. Raste aktive në vend janë 300./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button