Leonora Jakupi vaksinohet kundër Covid-19
Këngëtarja Leonora Jakupi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Leonora ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin dhe trajtimin profesional.
“Doza e parë e vaksinës u kry me sukses. Falemnderit shumë stafit shëndetësor për kujdesin dhe trajtimin profesional”, ka shkruar Leonora krahas fotografisë që ka publikuar në InstaStory.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të vaksinës. Deri më sot 130 mijë e 511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media