92 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

 
92 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë(MSH), gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657”, ka njoftuar MSH.
Sipas njoftimit të MSH-së në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 442./21Media

Show More
Back to top button