Nuk do të mund të hyni në dasma, qendra tregtare e klube pa dozën e parë të vaksinës

Nga e merkura, çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID, pasi nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet. Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit. Këtë e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit përmes një shkrimi në Facebook.
Sipas tyre, stafi i këtyre sektorëve obligohet që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.
“Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës z. Driton Hoti ka mbajtur sot një takim me ministrin e shëndetësisë z. Arben Vitia. Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 dhe nga ky takim u vendos të mirret një vendim.”
Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.
Këto vendime, sipas Odës, priten të hynë në fuqi me datë 11.08.2021./21Media
 
 
 
 

 

Show More
Back to top button