Driton Muharremi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në KGJK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se sot ka pranuar deklaratën e dorëheqjes së parevokueshme të anëtarit Driton Muharremi.
Muharremi në deklaratën drejtuar kryesuesit dhe anëtarëve të KGJK-së, theksoi se jep dorëheqje të parevokueshme me të vetmin qëllim që institucioni i KGJK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm për publikun, por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor.
“KGJK do të njoftoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për zëvendësimin e anëtarit të dorëhequr”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button