PSG në kontakt direkt me Messin

 
Gjiganti francez Paris Saint-Germain tani është në bisedime të avancuara për të transferuar yllin argjentinas Lionel Messi, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Bisedimet janë duke vazhduar mes dy palëve për të gjetur akordin rreth kontratës së tij, ku PSG që nga dje është duke tentuar për të nënshkruar me Messin.
Paris Saint-Germain thuhet se është e sigurt që do të arrijë marrëveshje ditët në vazhdim, vetëm nëse kjo gjë lejohet nga “Fair Play” financiar.
Lionel Messi do të fillojë pushimet pas largimit të papritur nga Barça, sidoqoftë PSG është duke e kryesuar garën për ta transferuar atë. Manchester City ende nuk ka bërë ndonjë ofertë ose ndonjë kontakt me Messin.
Po ashtu, spekulohet që ylli brazilian Neymar dëshiron me çdo kusht të luajë përkrah Messit tek Paris Saint-Germain, dhe krerët e gjigantit francez janë duke punuar që të arrijnë një marrëveshje me argjentinasin sa më shpejtë.

Back to top button