Kaloni te përmbajtja kryesore

Kolona të gjata në Durrës, Morinë, Qafë- Thanë e Kapshticë

Edhe këtë fundjavë pothuajse të gjithë pikat kufitare ka pasur një fluks të shtuar të udhëtarëve.
Mijëra turistë të huaj, por edhe vendas që jetojnë jashtë po zgjedhin bregdetin e Jonit dhe Adriatikut për të kaluar pushimet.
Në Portin e Durrësit sot pritet që të mbërrijnë me rreth 7500 udhëtarë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 qytetarq mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë, 8, 396 të huaj me 5343 automjete. Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 qytetarë.
Radhë të gjata kolonash ka pasur qysh në orët e para të mëngjesit edhe në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Mijëra shqiptarë nga Kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit shqiptarë ndërsa dogana po punon me kapacitet të plotë me 8 sportele, shkruan oranews.
Sipas të dhënave të doganës rreth 1,2 milionë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, një shifër rreth 3 herë më e madhe sesa korrikun e 2020-tës.
Edhe në Kapshticë ka pasur një fluks qytetarësh që hyjnë në Shqipëri. Ndërkaq, dje nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 3465 qytetarë dhe kanë dalë 1781 të tjerë.
Ndërsa në Qafë- Thanë dje kanë hyrë 5079 qytetarë dhe kanë dalë 3809.
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button