Kaloni te përmbajtja kryesore

Musliu: Militantët e VV-së më kërcënuan me prerje të kokës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se ka marrë kërcënime nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me “sakicë”. Musliu beson se këto kërcënime vijnë nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje pas debatit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë diskutimin për 100-ditëshit e Qeverisë.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj “Facebook” ka treguar se rastin e ka denoncuar në Polici, duke theksuar se beson fort në institucionet e Kosovës.
“Tashme me eshte konfirmuar se nje person është intervistuar dhe është derguar në mbajtje për 48 ore. Po ashtu me jane rekomanduar disa masa te cilat une do ti perfille me perpikmeri. Te dashur miq dhe ne veqanti ju Votues të mi qe ma konfirmuat 5 here rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që me frikëson. Asnje kercenim nuk do te me ndale te mbroje integritetin tuaj, timin, te familjes sime, Partise Demokratike dhe te Shtetit tim Kosovës. Askush dhe asgje s’mund të me ndale nga perfaqesimi i besimit tuaj!
Ata që pëmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe te sigurise”, ka shkruar ajo.
Punësimet familjare ishin bërë “mollë” sherri për përplasjen ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu të martën në Kuvendin e Kosovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button