Rashica i prezanton fanellat e treta të Norwich Cityt
Norwich City ka prezantuar edhe fanellat e treta për sezonin e ri, 2021/22.
Prezantimin e këtyre fanellave në rrjetet sociale e bëri edhe Milot Rashica, i cili gjatë kësaj vere u transferua te klubi anglez.
Postimin e bërë nga Rashica në “Twitter”, e shpërndau edhe faqja zyrtare e klubit të Norwich Cityt.
