Memli Krasniqi merr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka marrë sot dozën e dytë të vaksinën antiCOVID-19.
Krasniqi ka thënë se duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që siç tha Krasniqi do të ishte fatale për ekonominë tonë.
“Vaksina është mbrojtja më e mirë nga Covid 19. Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?