Prefekti i Kukësit tregon për situatën aktuale të zjarreve në Kalimash

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka deklaruar se situata me zjarret në Kukës është përmirësuar.
Në një deklaratë për mediat, Kuçana ka thënë se në asnjë moment nuk është ndërprerë lëvizja e makinave në tunelin e Kalimashit.
I pyetur se përse nuk u ndërhy më herët në këtë zonë, Kuçana ka theksuar se era e fortë ua ka vështirësuar punën forcave të zjarrfikësve.
“Në këtë tunel në asnjë moment nuk është ndaluar qarkullimi. Bashkë me mjetet ajrore, është një helikopter që tashmë ka bërë nëntë rrugë, mbrëmë kanë ardhur edhe forca nga Kosova, 66 efektivë e zjarrfikëse dhe sot janë futur në operacion. Duhet të kemi parasysh se ka qenë një erë e fuqishme që ka shpërndarë zjarrin, ka ndihmuar në përhapje. Sapo shuaje një vatër, ktheje kurrizin për të shkuar tek vatra tjetër dhe ajo që sapo kishe fikur, ishte ndezur sërish…banorët janë të dëgjueshëm të gjithë”, ka thënë Kuçana, duke shtuar se janë 220 hektarë të djegura me shkurre e pyje./21Media

Back to top button