Arrestohet një zyrtar në Komunën e Pejës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin H.G, zyrtar në Komunën e Pejës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.
“DHKEK-u, pas pranimit të informatave fillestare, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka siguruar dëshmi se i dyshuari i lartcekur, e ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një shtetas të huaj duke mos i përfillur procedurat ligjore të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile. I dyshuari ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e vërtetuar, regjistruar dokumentin me të dhëna të rreme Personi i huaj, ishte regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile në KK Pejë në mënyrë të kundërligjshme, kinse është shtetas i Republikës së Kosovës, me këtë rast ka arritur t’i ketë në shfrytëzim dokumentet identifikuese (pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shofer) ”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media
 
 

Back to top button