Pas shumë kërkesave, Azet merr këtë vendim
Reperi shqiptar i cili ka debutuar në Gjermani, Granit Musa, i njohur me emrin artistik Azet, kishte njoftuar muaj më parë se do mbante një “Balkan Tour” këtë verë.
Me të përfunduar këto koncerte, atij i është kërkuar t’i vazhdojë edhe në disa vende tjera.
Tutje, përmes një postimi në Instagram, Azet ka njoftuar se do t’i vazhdojë koncertet në Kosovë dhe Shqipëri për shkak të kërkesave të mëdha nga dëgjuesit e muzikës së tij.


Azet, muaj më parë bëri të ditur se do të jetë nën menaxhimin e Jetmir Agaj. Gjithashtu, krijimtaria e tij artistike është goxha e bujshme, “Freigang”, është projekti i fundit i publikuar nga artisti./21Media