Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas storjes së TV21 për fshatin Istevnik, Xvonko do të bëhet me shtëpi

“Është e tmerrshme. Nuk kam asgjë, jam vet. Nëna më ka vdekur, kam një motër.
-Ku është motra?
Në Serbi, Jabuka.
-Ajo nuk e di.
Do të vinte po ta dinte”.
Me lot në sy dje para kamerës së TV21, Xvonko nga fshati Istevnik i Ri i Dellçevës të Maqedonisë së Veriut, rrëfeu si u dogj shtëpia e tij në zjarret që e kapluan rajonin para disa ditëve. Ndërsa pas transmetimit të reportazhit, menjëherë reagoi kryetari i Komunës.
“Xvonko nuk është drejtuar në Komunë, e as te unë si kryetar. Gjatë ditës së nesërme do të akomodohet dhe do të ketë kulm mbi kokë me gjithë kushtet dhe ushqim”, deklaroi Goran Trajkovski – kryetar i Dellçevës.
Në konferencën për media apeloi që të respektohet edhe ndalesa për lëvizje nëpër pyje.
“Shpreh keqardhje të sinqertë për gjithë bashkëqytetarët tanë që humbën një pjesë të pronës, mallit, por edhe pyjeve private. Pohoj se me qetësimin e gjendjes dhe në koordinim me Qeverinë do të ndërmerren të gjithë masat për dëmshpërblim”, tha Trajkovski.
Komuna e Dellçevës në vjeshtë fillon edhe aksion të madh për pyllëzimin e hapësirave të djegura.
“Si gjeneratë kemi për obligim tu lëmë pasardhësve tanë pasuri pyjore vlera e së cilës nuk ka çmim. Apeloj deri te Qeveria dhe Shtëpia ligjvënëse të ndryshohet rregullativa ligjore dhe maksimalisht të rritet dënimi për të gjithë zjarrvënësit”, u shpreh më tej ai.
Në fshatin Istevnik banorët tashmë më shumë se dy muaj nuk kanë ujë, ndërsa tani janë edhe pa energji elektrike. Mbetën edhe pa kishë pasi që zjarri e shkrumboi së bashku me varrezat./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button